Islamisitikë

Mbi mevludin, ditëlindjen e të Dërguarit Muhammed a.s.

Në emër të Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

Falënderojmë Allahun, Zotin e të gjitha botëve, Sunduesin e Ditës së Gjykimit. I dërgojmë salavat dhe selam Muhammedit, a.s., Ehli-bejtit të tij, as’habëve dhe të gjithë atyre të cilët do ta ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

I dërguari i Allahut, Muhammedi, a.s., ka lindur më 12. Rebiu-l-evvel, saktësisht 50 ditë pas ngjarjes së njohur të tentimit të shembjes së Qabesë (amu-l-fil – Viti i Elefantit), për të cilën flitet në suren El-Fil, viti 570., sipas mënyrës krishtere të llogaritjes së kohës. Babai i tij quhej Abdullah ibn Mutalib, ndërsa nëna Emine bint Vehb. Lindja e tij, sipas shumicës së historianëve dhe dijetarëve islam, ka ndodhur në agim të ditës së Hënës.

Muslimi e ka shënuar transmetimin nga Ebi Katade në të cilin tregohet se i Dërguari i Allahut, s.a.v.s., është pyetur mbi agjërimin e ditës së hënë, ku ka thënë: [i]“Ajo është dita në të cilën kam lindur dhe dita në të cilën jam dërguar si pejgamber.”[/i] (Muslimi)

Në “Musnedin” e Imam Ahmedit, nga Ibn Abbasi transmetohet se ka thënë: [i]“I Dërguari i Allahut, s.a.v.s., në ditën e Hënë ka lindur, në ditën e Hënë është dërguar si pejgamber, në ditën e Hënë është shpërngulur nga Mekka, në ditën e Hënë ka hyr në Medine dhe në ditën e Hënë e ka vendosur Haxheru-l-esvedin në vendin e tij me rastin e renovimit të Qabesë.”[/i]

Lindja e të Dërguarit të Allahut, Muhammedit, s.a.v.s., ka qenë e solidarizuar me disa fenomene të jashtëzakonshme dhe të çuditshme.

Imam Ahmedi ka shënuar transmetimin nga Irbade ibn Tharijet, r.a., se i Dërguari i Allahut, s.a.v.s., ka thënë: “Unë tek Allahu kam qenë i dërguari i fundit, kurse Ademi ka qenë në procesin e krijimit nga dheu, ndërsa për këtë do t’ju lajmëroj. Me të vërtetë unë jam rezultat i duasë së Ibrahimit dhe njoftimit përgëzues të Isait, a.s., dhe pamjes (ru’ja) të cilën e ka parë nëna im, sepse nënat e pejgamberëve kanë pasur të shikuara (parashikime – vidjenja???)

Nëna e të Dërguarit kur e ka lindur Muhammedin ka parë nurin (dritën) sesi i ka ndriçuar pallatet e Shamit.” (Trans. El-Bizzari dhe Taberani; Hafiz ibn Haxheri ka thënë se ky hadith është sahih, sikur edhe te Hibbani dhe Hakimi)

Muhammedi, a.s., është pasqyrim i duasë së Ibrahimit, a.s., kur ka thënë: “Zoti ynë, dërgoi atyre në mesin e tyre një të dërguar i cili do t’ua lexoj ajetet e Tua.”

            Ai, gjithashtu, është paralajmërues nga Isai, a.s., në fjalët e Allahut: “Dhe u sjelli ju lajmin përgëzues mbi pejgamberin i cili do të vij pas meje, dhe quhet Ahmed.”

Nuri (drita) i cili është parë me rastin e lindjes së tij është parë me sytë e ballit (rujetu-l-besarijje), pra dritë e vërtete, dhe aspak nuk është fjala për ndonjë simbolikë. Për këtë ekzistojnë transmetime të shumta.

Ebu Nujmi  e ka shënuar nga Ummu Seleme, r.a., nga Eminja, nëna e Pëjgamberit, s.a., se ka thënë: “Në prag të lindjes së tij pash një dritë e cila i ndriçoi pallatet e Shamit, mbase edhe unë i kam parë ato.”

Muhammed ibn Sa’d transmeton hadithin nga disa as’habë, midis të cilëve janë Atai dhe Ibn Abbasi, së Emine bint Vehb ka thënë: “Kur e kam lindur (mendon në djalin e saj, Muhammedin, a.s.) me të u paraqit drita (nuri) e cila ndriçoi gjithçka që është ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit, dhe ai ra në tokë duke rënë në gjunjë.”

            Osman ibn ebi el-As ka transmetuar nga nëna e tij Um Osman Eth-Thekafijje, emri i plotë i së cilës është Fatime bint Abdullah, se ka thënë: “Kur prezantova në lindjen e Resulull-llahut, kur ai doli nga barku i nënës së tij, shtëpia u mbush me dritë. Kam parë se si yjet aq shumë ishin afruar sa që mendova se do të bien mbi mua. Kur e lindi Eminja, prej saj doli nuri i cili e ndriçoi gjithë shtëpinë, ashtu që nga ajo dritë tjetër send asgjë nuk kam parë.”

El-Bejhekiu dhe Ebu Nuajmi kanë shënuar transmetimin nga Hasan ibn Thabit, poeti i të të Dërguarit, s.a.v.s., se ka thënë: “Kur i kam pasur shtatë apo tetë vjet, vetëm se kam mundur të kuptoj dhe ta mbaj mend gjithë atë që dëgjoj. Në një mëngjes e kam dëgjuar një hebre duke thirrur me zë: “O ju Kurejshitë, a ka lindur mbrëmë ndonjë femijë tek ju? I janë përgjigjur: ‘Nuk e dimë’. Hebreu tha: ‘Verifikoni, se me të vërtetë këtë natë ka lindur i dërguari i këtij ummeti. (Trans. Hakimi dhe Jakub ibn Sufjani, me sened të mirë, sikur që thekson Ibn Haxheri, autori i “Fet’hu-l-barit)

Ndër çudirat të cilat ndodhën gjatë asaj nate është edhe dridhja e pallatit të Kisrasë dhe rrëzimi i 14 shtyllave (sherefave) nga ai. Në gjendjen e tillë është mbetur deri në ditët tona, sipas shënimeve të Ez-Zerkaniut. Pallati i Kisrasë nuk u shkund dhe nuk u rrënua për shkak të lëshimeve në ndërtim, sepse ai është i ndërtuar prej materialit shumë të fortë dhe kualitativ, lartësitë dhe gjerësitë e të cilit janë njëqind dhira’a. Harun Er-Rashidi ka tentuar ta rrënoj atë pallat, sepse ka paragjykuar se nën të është fshehur pasuri e madhe, mirëpo ka qenë i pafuqishëm përpara asaj ndërtese të fortë.

Me atë që ka ndodhur në natën e lindjes së të Dërguarit të Allahut, s.a.v.s., Allahu, xh.sh., ka dashur që me të të bëj mu’xhize të përhershme ndaj të dërguarit Muhammed, s.a.v.s.

Hafidh Ibn Kethiri, në veprën e tij kapitale “El-Bidaje” ka shkruar kapitull të veçantë mbi shenjat dhe çudirat të cilat kanë ndodhur në natën që është lindur Muhammedi, a.s.

Ndër të tjerash ka theksuar:

– Paraqitja e nurit të cilin e ka parë e ëma e tij,

– Të rënët e tij përmbys në dhe, duke kthyer kokën nga qielli,

– Paraqitja e nurit në gjithë shtëpinë, prej të cilit nuk është mundur asgjë të shihet,

– Pozita e ulët e yjeve gjatë asaj nate, ashtu që ata të cilët e kanë parë atë kanë menduar se tavani yjor do të bie mbi to,

– Dridhja e pallatit të Kisrasë dhe rrënimi i 14 shtyllave,

– Shuarja e zjarrit në Persi, i cili para kësaj është djegur një mijë vite.

________________________________

Autor:
Fikret ef. Arnaut

 Shqipëroi:
Mehas Alija

(Breziiri)