Globus

“Mbështetja e Turqisë për emigrantët është unike”

327views

Politikat e Turqisë, e cila është vendi i pritjes dhe strehimit të numrit më të madh të emigrantëve në botë, u vlerësua si “një bujari unike”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në “Dokumentin e partneritet me Turqinë” që u publikua pas konferencës me temën “Mbështetja e së ardhmes së Sirisë dhe të Rajonit” e cila po vazhdon për dy ditë në Bruksel me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të 85 shteteve dhe të dhjetëra organizatave civile, u lavdërua politika e Turqisë për emigrantët.

Në dokumentin ku theksohet se Turqia është nikoqire e numrit më të madh të emigrantëve në botë, thuhet se “Që nga fillimi i krizës në Siri e deri më tani populli dhe qeveria turke kanë treguar një bujari unike për mbështetjen e emigrantëve. Përpjekjen e njëjtë Turqia e ka treguar edhe për përshtatjen e emigrantëve në shërbimet kombëtare shëndetësore, arsim, punësim dhe në shërbimet tjera sociale”.

Duke u rikujtuar se në Turqi ndodhen më shumë se 3,5 milionë emigrantë, pothuajse gjysma e tyre fëmijë, theksohet se kriza në Siri është duke vazhduar dhe u theksua nevoja e vazhdimit të mbështetjes së komunitetit ndërkombëtar për qeverinë dhe popullin turk.