Maroku ndalon mbajtjen e nikabit në shkolla

Maroku e ka ndaluar mbajtjen e nikabit nëpër shkolla sepse konsideron se komplikon komunikimin dhe pengon arritjen e masave pedagogjike.

Ministri i Arsimit, Muhamed Hassad u ka udhëzuar udhëzime të gjitha institucioneve arsimore marokene, duke i njoftuar drejtorët për ndalimin e nikabit në shkolla, shkruan gazeta marokene Hadas Magribi

Mediat marokene njoftojnë se vendimi vjen pasi disa arsimtare janë lajmëruar ta largojnë  nikabin

Maroku nuk është vendi i parë afrikano jugorë që merr një vendim të këtillë. Në shtator, Algjeria e ndaloi nikabin dhe çdo gjë tjetër që mbulon fytyrën në institucionet arsimore.

(Breziiri)

Artikuj të ngjashëm: