Nacionale

Maqedoni: Lirohen në paraburgim shtëpiak të dënuarit në rastin “monstra”

Gjykata Supreme ka liruar nga paraburgimi 4 të tdënuar në rastin “Monstra”. Kështu ata do të mund të mbrohen nga liria teksa do të zhvillohet rigjykimi, por nga burgu shtëpiak, raporton Televizioni SHENJA.

Agim Ismailoviq, Haki Aziri, do të dalin nga burgu i Idrizovës ku kanë qëndruar nga viti  2012, dhe kanë vuajtur 31 muaj paraburgim, ndërsa Sami Luta do të dalë nga burgu i Shutkës ku ka vuajtur paraburgimin për 4 vjet.

Rasti “Monstra” u kthye në rigjykim disa ditë më parë, pas kërkesës së prokurores Liljana Spasovska. Për vrasjen e pesë të rinjve maqedonas tek Liqeni i Smillkovës në vitin 2012, me burg të përjetshëm janë dënuar gjashtë qytetarë shqiptarë nga Shkupi. Katër prej tyre vuajnë dënimin me burg të përjetshëm, ndërsa dy janë në arrati. /SHENJA/