Madagaskar, së paku 48 persona humbin jetën nga murtaja

 Si pasojë e murtajës në Madagaskar deri më sot kanë ndërruar jetë së paku 48 persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Nga Ministria e Shëndetësisë bëhet e ditur se nga muaji gusht me murtajë janë infektuar 449 persona prej të cilëve 48 humbën betejën për jetën. Presidenti i Madagaskarit, Hery Rajaonarimampianina, deklaroi se janë ndërmarrë masat e nevojshme lidhur me epideminë dhe se nuk ka vend për panik.

Ministria e Shëndetësisë më herët në kryeqytetin e Madagaskarit formoi edhe qendër shëndetësore për kurim falas. Simptomat e murtajës më shpesh janë temperatura e lartë, lodhja dhe kollitja.

Artikuj të ngjashëm:

Leave a Reply