Fragmente

Lutu dhe lutja jote do te pranohet

581views

– Të rinjve (djemve dhe vajzave) më lehtë ju pranohet lutja.
Përse? Sepse shpenzimet e tyre janë hallall, pavarësisht se si e kanë fituar pasurinë prindërit e tyre.

– Oj rini, lutja juaj është më afër pranimit sesa lutja e të rriturve. Me të rriturit ka probleme. Allahu e di më së miri se si është pasuria jonë. O Allah, na lehtëso! Mirëpo, lutja juaj është më afër pranimit.

– Ndërkaq, lutja e fëmijëve është edhe më afër, shumë më afër pranimit.

– Për këtë arsye Ebu Hurejre (r.a.) i merrte fëmijët e vegjël prej 10 deri 12 vjeç dhe ua mësonte Kuranin. Kur e mbaronin mësimin, ju thoshte: “Ngrini duart dhe thoni: “O Zot, fale Ebu Hurejren.”

– Pasha Allahun, ata ishin njerëz që e dinin se çka donin.

Përshtati: Miftar Ajdini