Lutja e një kapelani mysliman në Dhomën e Përfaqësuesve në SHBA

Imam Abdullah Antepli, përfaqësuesi kryesor për çështjet muslimane në Shkollën e Arteve dhe Shkencave të Universitetit Duke, mbajti sot lutjen e hapjes në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA. Antepli është kapelan i ushtrisë amerikane që nga viti 2003 në Universitetin Wesleyan.

Ai u propozua nga anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve, David Price, që të mbajtë lutjen, e cila ofrohet çdo herë që ajo mban ndonjë seancë. Price e prezantoi atë si “një zë profetik për paqe dhe drejtësi, një mësues dhe këshilltar i përkushtuar”. Kjo është lutja e tetë islame për Antepli, e mbajtur në Dhomën e Përfaqësuesve që nga viti 2001 dhe e para në tre vitet e fundit:

O Zoti ynë i Shenjtë,

Si krijesa Tuaja, ne të thërrasim me emra të ndryshëm dhe të përjetojmë përmes shtigjeve të shumëfishta. Diversiteti ynë njerëzor vie nga Ju. Si krijuesi i të gjithëve, na bëre të ndryshëm. Mundësona t’i kuptojmë, vlerësojmë dhe celebrojmë dallimet tona. Mësona dhe udhëheqna që t’i shëndrrojmë këto dallime në mundësi, pasuri dhe fuqi. Pamundësona që t’i shndërrojmë në burime të ndarjes, polarizimit, urrejtjes dhe fanatizmit.

O i Gjithëmëshirshëm,

Ky komb jashtëzakonisht i larmishëm i yni, është një nga përpjekjet më të suksesshme për të kuptuar urtësinë Tënde në krijimin tonë të ndryshëm, çfarë jemi. Ne jemi larg të qenit i përsosur, por kemi kaluar nëpër një rrugë të gjatë deri te krijimi i një shoqërie multi-kulturore, multifetare dhe pluraliste, për ta bërë në Amerikë parimin: “Ju do të gjykoheni sipas asaj se çfarë bëni, jo sipas asaj se kush jeni”, një prej parimeve tona themelore.

O i Gjithmëshirshëm,

Na ndihmo të ruajmë arritjet tona në këtë drejtim. Mos lejo që forcat shkatërruese të ndarjes dhe përjashtimit të dëmtojnë idealet tona, dhe angazhimin tonë të vendosur për diversitet dhe pluralizëm. Na fuqizo ne dhe këta ligjvënës për të përmirësuar më tej kulturën e përfshirjes dhe për mirëpritur të gjithë njerëzit në kombin tonë dhe më gjerë.

Më i Mëshirueshmi Mëshirues,

Edhe nëse, dhe kurdo që të harrojmë, të lutemi Ti mos na harro ne.

Të lutemi me Emrat tuaj më të shenjtë dhe të bukur,

Amin   /tesheshi.com/

Artikuj të ngjashëm:

Leave a Reply