Lusim Allahun e Madhëruar që të vazhdojë t’ua tregojë dyfytyrësinë të dyfytyrshmëve dhe sinqeritetin të sinqertëve

Udhëheqësit që mbyllin dhe dënojnë ata që flasin të vërtetën janë po aq të vjetër sa edhe civilizimi njerëzor. Nemrudi donte ta ndëshkojë Ibrahimin alejhis-selam, i cili predikonte monoteizmin; Faraoni kërcënoi ta burgos apo vret Musain alejhis-selam, nëse vazhdon të flet kundër tiranisë së sistemit…

Sa sundimtarë budallenj janë ata që besojnë se me burgosjen e dijetarëve islam, në një farë mënyre, do ta ndalojnë përhapjen e së vërtetës. A nuk mësuan nga historia?

Përkundrazi, kur dijetarët të burgosen padrejtësisht, dashuria e njerëzve ndaj tyre shtohet në mënyrë eksponenciale; ndërsa urrejtja që ata ndjejnë ndaj tiranëve dhe tradhtarëve akoma më tepër shtohet. Dhe ajo urrejtje, përfundimisht, do të shfaqet në mënyra që janë të mençura apo edhe jo-islamike. Por, para se faji t’u ngarkohet atyre që janë të zemëruar, së pari duhet ta shihni tiraninë, vuajtjen dhe tradhtinë e sundimtarëve që e shkaktuan zemërimin e tillë.

Siç ka thënë Sulejmani alejhis-selam, ndërsa Allahu i Madhëruar e vërtetoi: “Kur mbretërit pushtojnë ndonjë vendbanim, e rrënojnë atë dhe e poshtërojnë parinë e tij. Kështu veprojnë ata.” (en-Neml, 34)

Gjithashtu në raste të tilla, njerëzit tregojnë fytyrën e tyre të vërtetë. Sa kameleonë pretendojnë të jenë aleatë të së vërtetës, vetëm për të treguar karakterin e tyre të vërtetë duke mbështetur regjimet e prishura dhe duke u shoqëruar me ata që shesin interesat e ummetit për të mbrojtur kolltuqet dhe fuqinë e tyre! Sa i lirë është nderi i tyre për ta shitur për një shumë mizere në këtë dynja!

Namazet dhe lutjet tona janë me ata që janë të mbyllur padrejtësisht për shkak të së vërtetës ose sepse zgjodhën të heshtin në vend se të flasin në favor të padrejtësisë.

E lusim Allahun e Madhëruar që të vazhdoj t’ua tregojë dyfytyrësinë të dyfytyrshmëve dhe sinqeritetin të sinqertëve… “Që Allahu të veçojë të keqin nga i miri…” (Enfal,37)

 

Autor: Jasir Kadi

(Breziiri)

Artikuj të ngjashëm:

Leave a Reply