Nacionale

Logos-A shpërndan libra në shkollat shqipe të fshatrave të Velesit

234views

htëpia Botuese Logos-A vazhdon me projektin e shpërndarjes së librave nëpër ato fshatra ku më parë askush nuk kish ndërmarrë një aktivitet të tillë. Së fundmi karvani i dhurimit të librave u ndal në shkollat shqipe në fshatrat e rajonit të Velesit.

Tanimë titujt e Shtëpisë Botuese Logos-A, arritën në bibliotekat e shkollave në Jabollqisht, Buzallakovë, Slivnik etj. Nxënësit dhe arsimtarët e shkollave përkatëse me një entuziazëm të jashtëzakonshëm pritnin dhurimin e librave.

“Kjo është një ditë mjaft e lumtur për shkollën tonë, që nga koha kur është hap shkolla fillore, neve askush nuk na ka dhuruar libra deri më sot”, deklaroi ndër tjerash një mësues i shkollës fillore në fshatin Jabollçisht i Epërm.

Ju kujtojmë se Shtëpia Botuese Logos-A, me rastin e ditës së 7 Marsit, së bashku me SHB Shkupi, dhe Lidhjen e Arsimtarëve Shqiptarë, bën shpërndarjen e librave thuajse në nëpër të gjitha shkollat ku mësohet shqip në Republikën e Maqedonisë.

(Shenja)