Aktualitete

Ligjet e Allahut nuk e favorizojnë askënd

601views

Kryetari i Unionit Botëror të Dijetarëve Muslimanë,Jusuf El-Kardavi në Facebook dhe Twitter, thotë:

«.. Kjo gjithësi nuk është fluide.. Ky univers është i rregulluar me ligje hyjnore të cilat nuk zbuten për askënd as nuk e favorizojnë dikën.. Kush i ruan ato, edhe ato e ruajnë atë, kush i mbron ato, edhe ato e mbrojnë atë, kush i humb ato, edhe ato e humbin atë dhe e shkelin pa mos e përfillur. Këto ligje… janë një rrjet i shkaqeve dhe pasojave; Kush e lyp e gjen; Kush mbjell korr! Qoftë musliman apo jomusliman, qoftë bamirës apo keqbërës… Toka nuk mund t’i japë fryte një muslimani që e ka braktisur dhe nuk është kujdesur për të…”

Perktheu: Miftar Ajdini