Globus

Liga Arabe e shpalli Jerusalemin “Kryeqyteti i Përhershëm i Trashëgimisë Arabe”.

903views

Sipas lajmit të agjencisë palestineze të lajmeve, WAFA Liga Arabe me rastin e “Ditës së Trashëgimisë Arabe” zhvilloi një aktivitet në ndërtesën e selisë qendrore në Kajro, Kryeqytetin e Egjiptit.

Kryetari i Institutit të Gjallërimit të Trashëgimisë së Jerusalemit dhe Kërkimeve Islame, Halil Karrace er-Rifai, i cili kryesonte delegacionin e nivelit të lartë të Palestinës në këtë aktivitetet, në fjalimin e rastit tha se Jerusalemi u pranua nga ana e Ligës Arabe si Kryeqyteti i Përhershëm i Trashëgimisë Arabe dhe në Dita e Trashëgimisë Arabe që do të zhvillohet në vitin 2019 do t’i dedikohet trashëgimisë së Jerusalemit.

(Shenja)