Globus

Liga Arabe dënon veprimin e SHBA në lidhje me Jerusalemin

510views

Kreu i Lidhjes Arabe vendimin e kryetarit të SHBA Donald Trump për njohjen e Jerusalemit si kryeqytetin të Izraelit e konsideron, “të rrezikshëm dhe të papranueshëm” dhe një “sulm flagrant ndaj zgjidhjes politike” të konfliktit izraelito-palestinez.

Deklarata e Ahmed Aboul-Gheit, sekretarit tëi përgjithshëm të bllokut rajonal, erdhi pas takimit urgjent të shtunën të ministrave të jashtëm të 22 shteteve arabe në kryeqytetin e Egjiptit, Kajro.

Aboul-Gheit tha se vendimi i Trump ishte “kundër ligjit ndërkombëtar dhe ngre pyetje mbi përpjekjet amerikane për mbështetje të paqes” midis Palestinës dhe Izraelit.

Zhvendosja e politikës amerikane “minon besimin arab” në administratën e Trump, shtoi ai.

Udhëheqësit nga e gjithë bota bënë vërejtje të ngjashme në ditët e para pas njoftimit të Trump ditën e mërkurë, kur kryetari amerikan urdhëroi zhvendosjen e ambasadës së SHBA nga Tel Avivi në Jerusalem.

Krerët e botës thanë se këto masa mund t’i pengojnë përpjekjet paqësore.

Gjatë takimit urgjent të premten, edhe anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së e gjykuan vendimin e Trump, i cili shkaktoi protesta vdekjeprurëse në Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor të pushtuar.

Protestat që dënojnë veprimin amerikan u mbajtën gjithashtu në disa shtete muslimane.

 

(Breziiri)