Globus

Lidhja e Neronit, Kaligulës dhe Trumpit

894views

Në terminologjinë Neroniane, Donald Trumpi, Shteteve të Bashkuara ia dogji edhe mundësinë më të vogël formale për ndërmjetësim…

Historianeja britaneze e feve dhe autorja e librit Jerusalemi: Një qytet, tre fe, (në intervistën e dhënë në Londër më 27 shkurt të këtij viti), flet se nëpër histori kanë lënë gjurmë tre tendenca që u ndodhin perandorive që dështojnë.

Gjithsesi, Karen Amstrong, imperi e kosideron edhe SHBA. E para, perandoritë kah fundi i kohës së tyre u pakësohen resurset: Shtetet e bashkuara janë në borxh të madh ndaj Kinës. E dyta, perandoritë janë të prirura për të hyrë në luftëra që nuk mund t’i fitojnë: Shtetet e Bashkuara kështu vepruan me luftën në Afganistan dhe Irak. Dhe e treta, në fund të të gjitha perandorive kemi udhëheqës mjaft të çuditshëm.

Në fund të perandorisë Romake kishim Neronin dhe Kaligulën. Në mënyra të ndryshme, të dy ishin mjaft të marrë, megjithatë ata sunduan perandorinë më të madhe në botë. Sinqerisht, Donald Trump ndoshta nuk është i marrë, por me siguri është i marrosur në çështjet politike dhe gjeopolitike,” deklaroi Karen në fillim të intervistës së saj, duke i komentuar të gjitha veprimet ekscentrike që Trump i paralajmëroi sapo u zgjodh si kryetar i Shteteve të Bashkuara, në veçanti deklarata e ndalimit të hyrjes së muslimanëve nga shtete të caktuara në SHBA e cila, pavarësisht nga sfidat ligjore, do të fillojë të zbatohet.

Veprimi i djeshëm i kryetarit Trump për të bërë haptazi atë që paraardhësit e tij me shkathtësi shmangnin, është një lëvizje e re dhe tërësisht e pamend – që i ngjanë hyrjes me flakë të hapur në depo përplot shishe me gaz.

Statusi i Jerusalemit është çështja më e vështirë në konfliktin më të gjatë të epokës moderne. Është qytet i shenjtë nga tre fetë, i cili është i shqyer,  pushtuar, rindërtuar shumë herë nëpër histori, dhe vetë shenjtëria e saj e ka shkaktuar në një tragjedi të tmerrshme ndërsa vendimi më i ri i Shteteve të Bashkuara e shton agoninë me pasoja të pallogaritshme.

Burimi: AJ+

(Breziiri)