Globus

Lidhja Arabe diskuton për kërcënimet e Iranit në rajon

Ministrat e jashtëm të Lidhjes Arabe me kërkesë të Arabisë Saudite u mblodhën të dielën në Kajro në një takim të jashtëzakonshëm për të diskutuar “ndërhyrjet e Iranit në rajon”.

Në mbledhjen e mbajtur me kërkesë të Arabisë Saudite në selinë e Lidhjes Arabe në Kajro, ministrat akuzuan Iranin për furnizimin e Huthive në Jemen me raketa, ndërsa u bë thirrje për shfaqje të një qëndrimi të përbashkët arap me qëllim të ndalimit të ndërhyrjeve të Tehranit në rajon.

Në fjalimin e tij të hapjes, Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Arabe, Ahmed ebu-Gait mbrojti qëndrimin se Irani furnizon Huthitë në Jemen me raketa balistike dhe tha: “Që nga fillimi i konfliktit në Jemen, janë përdorur 332 raketa balistike, të cilat kanë ardhur nga një burim i vetëm, Irani. Irani mbështet shumë grupe milice edhe në vende tjera arabe”.

Ndërkaq ministri i Jashtëm i Bahrejnit, Halid bin Ahmed Al-Halife i bëri thirrje Libanit duke thënë se “Libani me të gjitha aktet duhet të marr përsipër edhe përgjegjësinë në lidhje me sulmet e Hizbullahut ndaj vendeve fqinje si Irak, Siri, Jemen dhe Bahrejn”.

Al Halife gjithashtu bëri të ditur se Irani kërcënon sigurinë kombëtare të arabëve, ndërsa pretendoi se ky vend ka degë të ndryshme në rajon. Ministri i Jashtëm i Bahrejnit shtoi se njëra prej degëve të saj është edhe Hizbullahu, të cilën ai e cilësoi si ‘organizatë terroriste’.

Al-Halife në mes tjerash tha se kohëve të fundit është shënuar një rritje e rrezikshme në zbatimet e Iranit në vendet arabe dhe shtoi se kjo situatë vë mbi supet e Lidhjes Arabe një përgjegjësi për të gjetur mënyrë për rruajtjen e sigurisë kombëtare ndaj kërcënimit në rajon të krijuar nga Irani dhe degët e tij.

(TRT)