Mendime

Lideri dhe ndihma e Zotit…!

670views

Prizren, 24.06.2018 – Në këtë botë, asgjë nuk ndodhë rastësisht, as pushteti. Madje, asnjë gjeth nuk bie prej pemës, pa lejën e dijën e Krijuesit (Kur’ani, kaptina, El-Ena’m, 59). Për dikë, pushteti mbetet ambicje megalomanie e për dikë është mision i shenjtë për përmbushjen e kauzave idealiste në dobi të shoqërisë. Në të vërtetë, këtu ndahen rrugët në mes profiterëve dhe luftëtarëve. Lufta e Bedrit, që është e para e Pejgamberit a.s. dhe fitorja e parë e tij, është quajtur “Gazvetu’l furkan” – lufta që ka përcaktuar se kush është në rrugën e Allahut dhe kush jo. E, siç dihet, për këtë ngjarje ka folur Krijuesi në Kur’an, duke ia bërë të qartë Pejgamberit a.s., se atë luftë vendimtare për fatin e muslimanëve, e ka fituar Allahu (Kur’ani, Ali Imran, 123). Por, ndihma e Krijuesit, nuk erdhi rastësisht e as gabimisht. Në fushë betejë, në një luftë fare të barabartë, kur të gjithë ishin vërsulur kundër muslimanëve, që ishin një grup i vogël në krahasim me armikun, Pejgamberi a.s., i ngriti duartë lartë dhe bëri dua (lutje), sa që thuhet se ka bërtitur me zë shumë të lartë: “O Zot ma jep fitoren që ma ke premtuar, sepse, nëse ky grup i muslimanëve shkatërrohet, nuk do të adhurohesh në sipërfaqën e tokës…”
Lufta e bedrit, mbetet uvertyrë dhe leksion i përhershëm për secilin udhëheqës islam, që pushtetin nuk e ka preokupim teknik. Populli i ka vlerësuar ata liderë, që janë kujdesur për të drejtat fetare islame. Tek e fundit, ruajtja e Islamit në tokë, që e ka garantuar Allahu në Kur’an (El-Hixhr, 9) ndodhë përmes njerëzve të mëdhenjë, e jo përmes formave të tjera, pasiqë nuk do të ketë pejgamberë të tjerë. Muhamedit a.s., një hadith të saktë, që e transmeton Ebu Hurejre r.a., jep indikacione për këtë, kur thotë: “Allahu, këtij ymeti, në krye të çdo njëqindë vjeçari I dërgon dikë që ia përtrinë dispozitat e fesë” (إِنَّ اللَّهَ يَبْعَثُ لِهَذِهِ الْأُمَّةِ عَلَى رَأْسِ كُلِّ مِائَةِ سَنَةٍ مَنْ يُجَدِّدُ لَهَا دِينَهَا). Ulematë thonë se pjesëza “men” – dikë, nuk ka për qëllim vetëm një person, por mund ta ketë për qëllim edhe një grup prej njerëzve, që kontribuojnë sinqerisht. Të tillët, janë gjithandej nëpër botë.
Më së paku do t’i simpatizojmë liderët për bukurinë e tyre, por për vizionin, kontributin dhe përmbajtjen e tyre fetare e atdhetare. Sot, për shembull, Rexhep T. Erdogan, mbetet lideri më i dashur në botën islame, edhe tek ne në Kosovë, mbi të gjitha, për shkak të kryengritjes së tij kundër zullumit ndaj Islamit dhe muslimanëve, që po i bëjnë ideologjitë e ndryshme, dhe pastaj edhe për qeverisjen e tij, pasiqë ka arritur ta shndërrojë vendin e vet (Turqinë) në fuqi botërore, brenda një periudhe mjaft të shkurtër. Edhe ky është njeri, ka gabimet e tij, por, gjersa pjesa dërrmuese e botës islame e shohin për opsion më të mirë, atëherë duhet pranuar, si fakt përfundimtar.
Shumë urime populli turk për zgjedhjet e lira e demokratike, e mbase më vendimtare në njëqindvjetëshin e fundit.
Urime presidentit Rexhep T. Erdogan fitorja meritore…! (Orhan Bislimaj).