Islamisitikë

Libri që do të flasë

280views

Ebu Hurejre (r.a.) transmeton se Pejgamberi (savs), ka thënë:

“Lexojeni Kuranin, ngase ai do të ndërmjetëson Ditën e Gjykimit për ata që e lexojnë. Në Ditën e Gjykimit do të vijë lexuesi i Kuranit, dhe Kurani do të thotë: ‘O Zot, dekoroje!’ Pas kësaj, Allahu do të urdhërojë që t’i vendoset në kokë kurora e nderit. Pastaj Kurani do të thotë: ‘O Zot, shtoja dekorimin dhe nderin!’ Pas kësaj, Allahu do të urdhërojë që të vishet me rroba nderi. Pastaj Kurani do të thotë: ‘O Zot, ji i kënaqur me të, sepse nuk ka asgjë më të mirë se kënaqësia Jote.” (Sunen ed-Darimi)

Le të jetë ky Libër pjesë e jetës sonë të tanishme, pastaj Allahu do ta lejojë atë nesër që të flasë në emrin tonë. Pra, cili është plani ynë për Kuranin?

Ali Hammuda; IslamBosna.ba;

Përshtati: Miftar Ajdini