Islamisitikë

Le ta bëjmë Ramazanin, muaj të mendimit për të ardhmen e fëmijëve dhe të rinjve tanë

297views

Vitin e kaluar kam pasur mundësi t’i plotësoj disa vende të lira pune në kompaninë time, në pozita ku kandidatët duhej të kenë të kryer fakultetin.

Pas shpalljes së konkursit erdhën qindra aplikime. Kandidatët me kualifikime përkatëse për profilin e kërkuar u thirrën në intervistë. Për t’i testuar njohuritë e kandidatëve e përgatita një test të shkurtër të njohurive, i cili do të ishte bazë për plotësimin e vendit të lirë të punës. Në atë test një person i cili ka kryer fakultet nuk do të duhej të kishte as problemin më të vogël për tu përgjigjur gjerësisht pyetjeve të shtruara.

Pas intervistimit të dhjetëra të diplomuarve të rinj të fakultetit, mbeta e shokuar, sepse shumica dërrmuese nuk ishin në gjendje tu përgjigjen as pyetjeve elementare nga profesioni i tyre. Të rinjtë e kanë përfunduar fakultetin, vite me radhë janë shkolluan që punëdhënësit të tyre të ardhshëm t’i ofrojnë shumë pak. Ju mungon dituria. E kanë humbur dëshirën për t’u arsimuar, për të marrë njohuri, për të mësuar më shumë, për të treguar dëshirë për punë.

Po më brengos fakti se hobi i të rinjve është dalja në kafene, shikimi i ‘reality’ emisioneve dhe luajtja e lojërave.

– Unë vetvetes po i bëj pyetje:

• Si po e edukoj unë fëmijën tim?!

• A po shpenzoj mjaft kohë me të?

• A po lexojmë së bashku?

• A po studiojmë së bashku?

• A jam unë shembull për të?

• A po flasim për shembujt?

• Pyetjet janë të shumta, ndoshta edhe përgjigjet.

Do të ishte e mrekullueshme sikur fëmijët tanë të mësojnë dhe të lexojnë për shkak të diturisë, që qëllim në jetë ta kenë për të pasur qëndrim dhe mendim, jo qëllim të jetës ta kenë blerjen e telefonit celular të shtrenjtë dhe automobilin, por këto të jenë vetëm mjete, pastaj, që ta kenë qëllim në jetë shkrimin e librave e jo shkrimin e komenteve në Facebook dhe rrjete të tjera sociale. Që kohën ta kalojnë duke mësuar gjuhë të huaja, e jo nëpër kafene!

Do të duhej që ne t’i çojmë ata në namaze të përbashkëta, e jo në qendrat tregtare, që me ta të bisedojmë, e jo ta rritim volumin e zërin të TV kur ata flasin me zë të lartë. Që të na bëhen të sigurtë dhe të bindur se me ndihmën e Allahut ata mund të arrijnë shumë në jetë.

Thjesht, më brengos shumë ta shoh një njeri të ri e të shëndoshë, i cili jetën e tij dhe energjinë e shpenzon në argëtim, pa ndonjë qëllim konkret në jetë.

Ramazani është moment i mrekullueshëm që njeriu të sjell ndryshime në jetë, që një vend të rëndësishëm në jetën tonë ta zë libri, kërkimi i diturisë, mësimi së bashku me fëmijët tanë. Që pastaj, prej tyre të dalin njerëz gjigantë, të sinqertë, të ndershëm, të famshëm, të guximshëm dhe me qëllime të mëdha në jetë.

Burimi: Akos.ba

Përshtati:Miftar Ajdini