Globus

Lajme nga Arabia Saudite moderne: “Një mbrëmjë me John Travolta-n”

1.74Kviews

Me ftesën e institucionit shtetëror saudit për organizimin e programeve argëtuese, të premten mbërriti në Riad aktori i famshëm i Hollivudit, John Travolta.

Gjatë mbrëmjes, në Riad pasi një organizim me titull “Një mbrëmje me John Travolta-n, mbajtur në Qendrën e Konventës APEX të kryeqytetit saudit.

Autoritetet vendase u bënë thirrje qytetarëve që t’i përgjigjen ftesës për t’u takuar me Travolta-n në këtë formë: “A keni ecur ndonjëherë nëpër qilimin e kuq të Hollivudit dhe ndier dritat e ngjarjeve aty? Ne tani po ju ofrojmë një mundësi unike në Riad për t’u takuar me yllin botëror John Travolta!

“Mediat saudite njoftuar se Travolta do të bisedojë me fansat e tij sauditë rreth udhëtimit të tij artistik dhe për atë se çfarë ndodh pas kamerës gjatë xhirimeve.

Ai gjithashtu do të vizitojë dhe vendet historike e destinacionet turistike gjatë një qëndrimi dy-ditor në Arabinë Saudite. /tesheshi.com/