Kush mund të prij në namazin me xhemat?

Në parim, çdo person mashkull i rritur dhe i mençur mund të bëhet prijës i xhematit. Megjithatë, rekomandohet që përparësi t’i jepet atij i cili është më i udhëzuar në parimet fetare, atij që më shumë dinë përmendsh nga Kur’ani, atij që më mirë dhe më bukur e këndon atë, atij që karakterizohet me sjelljet dhe me moralin më të bukur, të cilit i njihet e kaluara dhe paraardhësit e tij, atij që përkujdeset edhe për pastërtinë e dukjes së jashtme dhe atij që nuk ka të meta fizike ose të vuaj nga ndonjë sëmundje e cila llogaritet në kategorinë e sahibi-uzrit.

Imami duhet ta ketë parasysh strukturën e xhematit të tij dhe të kujdeset që me zgjatjen (gjatë namazit, ligjëratave, etj. M.A.) të mos i shqetësoj pleqtë, të pamundurit dhe të sëmurit.

Në një rast i pat ardhur Muhammedit, a.s., një njeri dhe iu është ankuar: “Ja Rasulallah, ky dhe ky aq shumë e zgjatin gjatë faljes, sa që më bëjnë t’i iki daljes në namazin e sabahut.” I Dërguari, s.a.v.s., reagoi rreptë duke thënë: “Në mesin tuaj ka prej atyre që e largojnë xhematin! Kushdo që të bëhet imam, le ta shkurtoj faljen, sepse në xhemat ka të dobët, të moshuar dhe nevojtarë.” [Imam Buhari]

Artikulli është marr nga libri “Vazovi”, të botuar në Zenicë, BiH, 2004.
Përktheu nga gjuha boshnjake:
Mehas Alija

(Breziiri)

Artikuj të ngjashëm: