Kush ishin djemtë e pejgamberit të Allahut, Muhammedit a.s.?

Jusuf Xhafiç

El-Kasim ibn Muhammed

Emri: El-Kasim ibn Muhammed ibn Abdullah ibn Abdlumuttalib.

Prindi: Muhammedi a.s.

Nëna: Hatixhe bint Huvejlid r.anha.

Lindja: I lindur në Mekke, në vitin 598, dymbëdhjetë vite para se Muhammedi a.s. të bëhet pejgamber. Ishte fëmija i parë i Pejgamberit a.s. dhe në bazë të emri të djalit, Muhammedi a.s. është quajtur edhe si Ebu-l-Kasim, babai i Kasimit.

Vdekja: Ka jetuar vetëm dy vite. Po ashtu, nga fëmijët e Pejgamberit a.s., ishte i pari që ka ndërruar jetë. Është i varrosur në varret mekase të quajtura „Mual-la“ ose „El-Mual-la“ dhe El-Ma’la“. Më vonë, afër tij është varrosur edhe nëna e tij, hz. Hatixheja r.a.

Abdullah ibn Muhammed

Emri: Abdullah ibn Muhammed ibn Abdullah ibn Abdulmuttalib.

Prindi: Muhammedi a.s.

Nëna: Hatixhe bint Huvejlid r.anha.

Nofka: Et-Tajjib (i miri) dhe El-Tahir (i pastri).

Lindja: Ka lindur në Mekke, para pejgamberisë së Muhammedit a.s. Fëmija i dytë me radhë, dhe se, sipas tij, Muhammedi a.s. është quajtur edhe si Ebu Et-Tajjib dhe Ebu et-Tahir, babai i Tajjibit dhe babai i Ebu Tahirit.

Vdekja: Ka jetuar më pak se një vit, ndërsa është varrosur te varrezat mekase Mual-la.

Ibrahim ibn Muhammed

Emri: Ibrahim ibn Muhammed ibn Abdullah ibn Abdulmuttalib.

Prindi: Muhammedi a.s.

Nëna: Marija (Merjem) Kopte.

Lindja: Lindi në qytetin e Medines, më maujin Dhul-Hixhe në vitin 8 pas hixhretit (Mars – Prill, 630). Është fëmija më i vogël i Muhammedit a.s. Për të, Pejgamberi a.s., therri dy desh, ia qethi flokët dhe e emroi Ibrahim, sipas pararendësit të tij, perjgamberit Ibrahim.

Gjidhënia: Mëndesha e tij ishte Ummu Burde bint El-Medhir ibn Zejd El-Ensarij, një grua ensare prej fisit Hazrexh, nga familja (Benu) Mazin ibn En-Nexhxhar, gruaja e El-Bera’ ibn Evsit.

Vdekja: Jetoi një vit e tre muaj. Jetë ka ndërruar të martën, më 10 rebiu-l-evvel, viti i 10 pas hixhretit (16 qershor, 631), në një lagjen e fisit (Benu) Mazin ibn En-Nexhxhar. Xhenazen ia ka larë El-Fadl ibn Abbas, djali i xhaxhait të Muhammedit a.s., kurse xhenazen ia ka falë vetë Pejgamberi a.s. Është varrosur në varrezat medinase “El-Beki’).

Kur vdiq Ibrahimi, pejgamberi a.s. tek varri, mbi xhenazen e Ibrahimit, i tha këto fjalë: “Sytë po lotojnë dhe zemra është e pikëlluar, ndërsa ne nuk do të themi gjë tjetër, përveçse asaj që e kënaq Zotin tonë. Dhe vërtet që ne jemi pikëlluar shumë, o Ibrahim, për ndarjen tënde.” (Buahriu) Po ashtu, ka thënë: “Ibrahimi vdiq derisa ishte në gji, por do ketë dy mëndesha që do ta plotësojmë gjidhënien e tij në Xhennet”. (Muslimi)

Përktheu: Mehas Alija

(Breziiri)

Artikuj të ngjashëm:

Leave a Reply