Kush është më i pasur se Bill Gejtsi?

Dikush e pyeti Bill Gejtsin: A ka njeri më të pasur se ju?

Ai u përgjigj: “Po, vetëm një njeri. Shumë vite më parë, unë isha i papunë dhe u gjenda në aeroportin e Nju Jorkut. E kam zakon të lexoj gazeta, dhe më pëlqeu njëra prej tyre. Por nuk kisha të holla ta blej dhe hoqa dorë.”

Papritmas, një djalosh zezak më thirri dhe më tha: “Gazeta është për ju zotëri”.

I thash: “…por nuk kam lekë të imta.”

Më tha: “S’ka problem, ua dhurojë unë juve”.

Pas 3 muajsh, shkova sërish atje. Rastësisht, ndodhi e njëjta histori, përsëri i njëjti djalë ma dhuroi gazetë.

I thash: “Nuk mund. Por, m’u përgjigj, ‘Ta jap nga profiti im’

19 vjet më vonë u bëra i pasur dhe vendosa të shkoj ta gjejë djaloshin.

Përfundimisht pas gjysmë viti kërkimi e gjeta.
E pyeta, a më njeh mua?

Më tha: “Po, ju  jeni Bill Gejtsi i famshëm.”

I thash, para shumë vitesh dy herë më ke dhuruar gazeta falas.
Tani, dua t’ua kompensojë. Do t’ju shpërblejë me çfarë të doni.

Zezaku i ri iu përgjigj: “Nuk mund ta kompensoni!”

E pyeta, pse? Më tha: “Nga shkaku se unë ua dhashë ndërsa isha i varfër. Ju dëshironi të më jepni kur jeni i pasur. Ndaj, si do ta kompensoni?!”

Bill Gejtsi tha: Unë mendoj se zezaku i ri është më i pasur se unë.

“Nuk duhet të prisni të pasuroheni që të jepni.”

Përkthim: Lutfi Muaremi

(Breziiri)

Artikuj të ngjashëm:

Leave a Reply