Islamisitikë

Kur shejtani hyn në xhami!!!

749views

U ktheva në një xhami të lagjes për namaz të jacisë dhe në xhami e takova një gjyshe plakë. Gjyshes i dhashë selam, pastaj u pyetem për shëndet. Më pyeti gjyshja prej nga jam, tha se nuk më kishte parë mua në xhaminë e tyre. Mos ke ardhur për ndejë te dikush? Mos je ndoshta musafir? Eja afrohu te nxehësja, ne vetëm këtë (njërën) e ndezim, sepse e kursejmë energjinë elektrike. Tani do të vjen edhe efendiu (hoxha), është student, por është djalosh i mirë. Ai banon larg, andaj mund të vonohet deri sa të vjen nëpër këtë mot të ftohtë, ka i gjori obligime nuk e ka lehtë për të ardhur.

Në ato momente dikush para xhamisë, e dëgjova, po i zbathte këpucët. Gjyshja: … ja na erdhi hoxha, paska ardhur pak më herët sonte!
U hap dera e xhamisë, ndërsa gjyshja tha, disi më shumë për vetveten, ah ky nuk qenka hoxha!

Hyri një djalosh, i thatë, me mjekër, me zë të lartë dha selam dhe duke kaluar pranë meje dhe gjyshes murmuriti:

“Unë jam i detyruar t’ju tërheq vërejtjen se kur një burrë dhe një grua vetmohen me ta i treti është shejtani!”

Unë u shtanga, nuk dija çka të bëja, ta pështyjë, ta kapi për fyti apo t’ia jap një flakaresh, jemi në xhami, në mua diçka po vlon. Këtë zemërimin tim e ndërpreu gjyshja plakë duke më thënë:
“Lëshoje bir, a nuk po e sheh se ai është i treti, derisa erdhi ai askush shejtanin nuk e përmendi!!?

Gjatë kohë kam menduar për këtë ngjarje dhe kam ardhur në përfundim se gjyshet tona më mirë do t’i qëronin hesapet me këto fytyra. Gjyshet dhe nënat tona e kanë e ruajtur Islamin në këto troje edhe në kohët më të vështira, dhe unë besoj se ato do t’i ‘rregullonin’ këta kopukë për një kohë të shkurtër!

I lutem Allahut të Plotfuqishëm që t’i shpërblejë gjyshet dhe nënat tona me shpërblimin më të lartë, me xhenetin Firdevs. Amin!!!

Përshtati: Miftar Ajdini

(Breziiri)