Kur muslimanët e Mianmarit ndihmonin muslimanët e Ballkanit

Agjencia Turke e Lajmeve Anadolli (AA) bën të ditur se shkrimtari hulumtues Arif Emre Gündüz pas deklaratave të presidentit Recep Tayyip Erdoğan se myslimanët e Arakanit në luftërat e Ballkanit janë mobilizuar për ndihmë ndaj Osmanlinjve, ka arritur të gjejë në arkivat osmane dokumentin i cili bën fjalë për ndihmën në fjalë.

Gündüz, i cili shkruan artikuj në lidhje me kërkimet që zhvillon në arkivat osmane, në një informacion të dhënë për gazetaren e AA-së ka theksuar se ka zhvilluar një punë intensive për të gjetur në arkiva informacionin në fjalë, për të cilën presidenti Erdoğan pak kohë më parë duke tërhequr vëmendjen për persekutimin që përjetojnë myslimanët Arakan deklaroi se gjatë luftërave ballkanike ata kishin ofruar ndihmë për osmanlinjtë.

“Në arkivat osmane kishte shumë dokumente. Emri Mianmar në dokumentet osmane është shkruar ‘Burma‘. Në dokumentin që kam gjetur flitet për vitet 1913 dhe ndihmat për atë periudhë. Ndoshta ka më shumë dokumente por unë aktualisht këtë kam gjetur”, thotë Gündüz i cili ka vënë në dukje se ka gjetur dokumentin i cili përcakton se myslimanët e Arakanit kanë mbledhur ndihma mes tyre dhe u kanë dërguar osmanëve.

Duke njoftuar se dokumenti i përket datës 9 qershor 1913 dhe se mban firmën e Said Halim Pashës, ministrit të jashtëm të asaj kohe, Gündüz tha se “Në dokument shkruan: “Për shkak se në vitin 1913 me shumë mundësi në Shtetin Osman shumë fëmijë kanë mbetur jetimë, dhe shumë gra të veja, myslimanet në Mianmar po mbledhin mes vete para për ndihmë”.

Duke ndarë informacionin në dokument se në atë kohë të gjithë myslimanët në Mianmar i cili ishte një rajon i Indisë koloni e Britanisë së Madhe, vepronin si një popull i vetëm dhe se kishin krijuar një bashkësi të quajtur “Hilal-i Ahmer Xhemijeti (si Gjysmëhëna e Kuqe)”, Gündüz tha më tej:

“Në krye të kësaj bashkësie ndodheshin dy kryetarë Molla Abdurrahman dhe Abdurrahim. Ata kanë dorëzuar në kryekonsullatën Rangoon (Yangon) të Shtetit Osman këstin me vlerë 220 paundë britanikë për jetimët dhe gratë e veja osmane. Ministri Said Halim Pasha i cili ka thënë se këto para janë transferuar në llogarinë e Ministrisë së Financave të Stambollit thekson se ‘Pasi t’i marr këto unë do ti shpenzoj në mënyrë specifike për jetimët dhe të vejat‘”.

Ndërsa në lidhje me vlerën për të cilën mendohet se janë 220 stërlina britanike, Gündüz tha se “kjo vlerë për atë periudhë ishte një shumë e madhe”.

Presidenti Erdoğan në një deklaratë të premten tha se “Myslimanët e Arakanit gjatë luftërave ballkanike në vitin 1912 kanë qenë të mobilizuar edhe njëherë për ne. Vëllezërit tanë Arakanë në një njoftim të dhënë në një gazetë të botuar nga myslimanët e Indisë bënin thirrje për ndihmë për ushtrinë tonë e cila po përjetonte fatkeqësi në Ballkan me këto fjalë: ‘Shumë turq të plagosur janë në nevojë, mos braktisni myslimanët në uri dhe vdekje‘. A e vëreni? Vëllezërit tanë Arakanë të cilët një shekull më parë nuk ua lejonte zemra që ne të braktiseshim në uri dhe vdekje, sot ndodhen në të njëjtën situatë. Duhet të dihet si e tillë që ne nuk mund t’u kthejmë shpinën ashtu sikurse e gjithë bota, ndaj vëllezërve tanë të cilët nëpërmjet rrugëve të ndryshme na kanë dërguar 35 mijë florinj duke i mbledhur mes tyre në ato ditë ku jetonin në varfëri”.

Artikuj të ngjashëm:

Leave a Reply