Globus

Kur Kudsi është në pyetje, dijetari saudian flet për çorapët

Thirrësi i njohur saudian dhe mbështetësi i princit saudian është bërë objekt tallje dhe është komentuar ashpër për shkak se nuk ka publikuar asnjë shkrim në rrjetet sociale të tij për Kudsin i cili ditët e fundit është në qendër të vëmendjes, shkruan islambosna.

Në vend të kësaj, shejh Muhamed Arifi ka vendosur të merret me ‘çështje më të rëndësishme’ sikur që është heqja e çorapëve gjatë larjes së këmbëve, çështjen e mes’hit në çorapët e tejdukshëm dhe të ngjashme.

“Kudsi është i humbur ndërsa ti flet për çorapët”, është një komentet në statusin e Arifit në Twiter, ndërsa të tjerëve u paska penguar se pse Arifi ka publikuar çorape të grave.

Përndryshe, Arifi është shumë aktiv në rrjetet sociale për çështje të ndryshme, megjithatë këtë herë komenti i tij ka munguar…

(Breziiri)