Kultivimi i kallamit dhe prodhimi i sheqerit

Të dhëna historike dëshmojnë për atë se si grekët dhe romakët kanë përdorur sheqerin eksluzivisht për qëllime mjekësore. Mjeku grek Dioscorides ka shkruar se ekziston një bimë e brishtë që rritet në Indi nga e cila nxjerren kristale të ëmbla dhe përdorimi i të cilëve lehtëson lloje të ndryshme të dhimbjeve.

Në shekullin e 8 Abasidët çlirojnë zonat veriore të Indisë ku për herë të parë takohen me kallamin e sheqerit dhe prodhimin e sheqerit. Në këtë mënyrë kultivimi i kësaj bime përhapet në Azinë Perëndimore dhe Afrikën Veriore. Duke marrë parasysh se rritja e kallamit të sheqerit kërkon tokë pjellore dhe ujitje të vazhdueshme, muslimanët zhvillojnë dhe mënyra të reja të ujitjes. Përveç kësaj, muslimanët zhvillojnë edhe teklnika të reja të prodhimit të sheqerit.

Duke iu falënderuar tregtarëve muslimanë sheqeri nëpërmjet Saharës arrin në Afrikën veriore si dhe në brigjet lindore të saj deri në Zanzibar.

Burimi: Preporod.com

(Breziiri)

Artikuj të ngjashëm:

Leave a Reply