Kujt i takon fëmija pas shkurorëzimit të prindërve?

Pyetje:

Esselamu alejkum!

Si qëndron puna sipas Sheriatit, nëse një grua me fëmijën e saj, pas shkurorëzimit nga burri i parë, dëshiron të martohet me një tjetër burrë, a duhet që në këtë rast fëmija të kthehet te babai i tij, apo se ka të drejtë edhe më tutje gruaja ta mbajë fëmijën në kujdesin e saj, pra edhe në kurorën e re?

Përgjigje:

Parimisht, në rast të shkurorëzimit, të drejtën për mbikëqyrjen e fëmijës së vogël (hidane / hadane), sipas hukmit të Sheriatit, e ka nëna e vetë, ndërkohë babai është i obliguar të kujdeset financiarisht, pra t’ia sigurojë alimentet. Nëna e humbë këtë të drejtë kur ajo udhëton në ndonjë vend të largët, pasi që babai nuk ka mundësi të arrijë brenda një dite tek ajo dhe të kthehet përsëri në shtëpinë e tij, gjithashtu, nësë nëna sëmurët dhe nuk është më në gjendje që mbikëqyr fëmijën; si dhe kur ajo martohet. Nëse anolohen këto shkaqe që ia humbin të drejtën nënës, atëherë asaj i kthehet sërish e drejta për përkujdesje.

Sa i përket rastit në fjalë, në bazë të pyetjes suaj, duhet të merret parasysh interesi i fëmijës, spese e drejta e mbikëqyrjes, në radhë të parë, është për vetë interesin e fëmijës, e pastaj për shkak të të drejtës së prindit.

Nësë shkurorëzohen prindërit, fëmija është ai i cili më së shumti cenohet andaj dhe më tepër duhet shikuar interesin e tij, duke vlerësuar se ç’është më mirë për të, të qëndrojë tek nëna apo ta marrë në përkujdesje babai i tij. Me ata “që duhet ta vlerësojnë interesin e fëmijës”, nënkuptojmë personat zyrtarë që cilët dinë t’i vlerësojnë të gjitha vlerat fetare dhe materiale, e jo që vetëm parcialisht shikojnë interesat e fëmijës.

 

___________________

Dr. Enes Ljevakoviq,
Fetve-i emini i Akademisë për fetva në kuadër të Rijasetit të BI të BiH-së
www.rijaset.ba
Përktheu: Mehas Alija

Artikuj të ngjashëm:

Leave a Reply