Etikë

Kujdesi për të vjetrit

542views

Në spital qëndronte një njeri i palëvizshëm. Atij njeriu për çdo në vizitë i vinte një djalosh i cili i ndihmonte të hajë, mandej e pastronte, e nxirrte në shëtitje në bahçen e spitalit, dhe kur më nuk kishte nevojë tjetër, e ndihmonte të bjerë të flenë. Një ditë deri sa ia jepte medikamentet e caktuara, infermierja e pyet: “MashaAllah, a është ky biri i juaj?”

Ai e shikoi infermieren dhe në vete mendoi: “Eh, sikur të ishte biri im i tillë”, mandej shtoi: “Jo, nuk është biri im. Ai është një jetim nga mëhalla ku jetonim dikur. Një herë e takova para derës së xhamisë duke qarë meqë i kishte vdekur babai, dhe unë e ngushëllova dhe i bleva një ëmbëlsirë Që atëherë, ai nuk ndahet nga ne, nuk ka kaluar asnjë ditë e të mos të më vizitojë mua dhe bashkëshorten time.”

Një herë i thashë: “Biri im, pse ngarkohesh kaq shumë me ne?”, buzëqeshi dhe më tha: “Unë ende e kam në gojë shijen e asaj ëmbëlsire .”

Përktheu: Lutfi Muharemi