Nacionale

Kosovë: Dështon protesta kundër zëvendësimit të flamuri

33views

Ka dështuar të mbahet protesta e organizuar tek “Rrethi i Flamurit” në Prishtinë, për kundërshtimin e zëvendësimit të flamurit kombëtar me atë shtetëror.

Protesta ishte e paralajmëruar të mbahet në ora 13:00 mirëpo asnjë qytetar nuk është paraqitur ndonëse në vendngjarje kishte forca të shtuara të policisë, raporton TV Arta.

Zëvendësimi i flamurit kombëtar me atë shtetëror është bërë mbrëmë pas urdhrit nga ana e kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj, i cili kërkoi që festa e 17 shkurtit të festohet me flamurin shtetëror.

(Koha)