Fragmente

Koha kalon!

Ajo kurrë nuk ndalon për shkak të pakujdesisë sonë ndaj saj. Kalimi i kohës nënkupton humbje të mundësive, ndërsa humbja e mundësive domethënë dështim për arritjen e kënaqësisë së Zotit të Madhërishëm, andaj le ta shfrytëzojmë kohën tonë para se të jetë vonë.

“Për kohën! Me të vërtetë, njeriu është në humbje, përveç atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, i këshillojnë njëri-tjetrit të vërtetën e i këshillojnë njëri-tjetrit durimin. [El ‘Asr]

Me kalimin e kohës njeriu i afrohet humbjes dhe shkatërrimit nëse nuk i plotëson katër kushtet që kanë të bëjnë me përsosjen e tij personale dhe të tjerëve të cilat përmenden në versetet e mësipërme.

Përshtati:  l.m.