KMSH në bashkëpunim me Universitetin Bedër ofrojnë 100 bursa studimi

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Universitetin Bedër do të ofrojnë për studentët 100 bursa të plota studimi. Prioritet janë të rinjtë që nuk kanë mundesi financiare të ndjekin studimet universitare.

Pamundësia finaciare shpesh i privon të rinjtë të ndjekin studimet e larta. Nisur nga kjo Konuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me universtitetin Bedër ofrojnë 100 bursa të plota studimi për këtë vit të ri akademik. Drejtori ekzekutiv i fondacionit “Hafiz Ali Korça”, Dritan Laçi e sheh këtë nismë si një kontribut në edukimin dhe arsimimin e brezave të ardhshëm.

Dritan Laçi: Shkollimi ka një kosto dhe secili prej nesh dhe të gjithë së bashku mund të arrijmë të bëjmë dicka më shumë për të përballuar këto kosto. Nëse ne nuk marrim iniciativa për të shkolluar brezat e rinj kjo kosto do të na kushtojë më shumë se cdo gjë tjetër.

Ndërsa Rektori i Universiterit Bedër, Ferdinand Gjana, u bëri thirrje të rinjve të përfitojnë nga kjo mundesi

Ferdinand Gjana: Një pjesë, fatkeqësisht jo vetëm rinia, por edhe shoqëria jonë duken shpresëhumbur, duken pesimist për të ardhmen e tyre. Por që ne na takon që si pjesë e kësaj shoqëria të zgjojmë ndjenjat e optimizmit.

Bursat janë të vlefshme për raundin e dytë të regjistrimeve. mjafton që maturantët e interesuar të përzgjedhin Kolegjin Universitar Bedër.

(Oranews)

Artikuj të ngjashëm:

Leave a Reply