Teknologji

Kinë: Aplikacioni WeChat lë pas Facebook-un, bëhet rrjeti social më i çmuar në botë

Vlera tregtare e firmës Tencent, pronare e aplikacionit kinez të rrjetit social dhe pagesave mobile WeChat, ka lënë pas Facebook-un duke u bërë kompania e medias sociale më e çmuar në botë.

Me një rritje prej 2,38 për qind gjatë ditës së sotme dhe një vlerë totale prej 523 miliardë dollarësh në Bursën e Hong-Kongut, Tencent Holdings ka arritur t’ia kalojë edhe Facebook-ut.

Rritja e sotme e vlerës së Tencent ka bërë që kompania kineze të bëhet gjiganti teknologjik i 5-të botëror pas Apple, Alphabet, Microsoft dhe Amazon. Kështu, firma pronare e aplikacionit të rrjetit social WeChat, e sistemit të pagesave mobile WeChatPay dhe e Tencent Video, një diçka e ngjashme me YouTube, është bërë njëherësh edhe kompania teknologjike më e madhe e Azisë.

Themeluar në vitin 1998, Tencent Holdings ka lënë pas me vlerën e saj në treg edhe kolosin e tregtisë elektronike, Alibaba.

Me 980 milionë përdorues aktivë në muaj vetëm në Kinë, WeChat funksionon njëkohësisht edhe si WhatsApp edhe si Facebook. Në këtë aplikacion shpërndahen çdo ditë rreth 38 miliardë mesazhe.

(TRT)