Kina ndalon Islamin, urdhëron myslimanët të dorëzojnë kopjet e Kuranit

Myslimanët kinezë janë urdhëruar të dorëzojnë sende fetare, duke përfshirë kopjet e Kur’anit dhe mushamatë që përdoren për lutje, në të kundërtën ata do të përballen me dënime të ashpra.
Autoritetet po bëjnë një fushatë kundër myslimanëve në Xinjiang, në veri të Kinës Perëndimore, sipas “Radio Free Aisia”, raportoi mediumi britanik “Metro”.

Dilxat Raxit, zëdhënës i Kongresit Botëror të Ujgurit, tha se njerëzit në Kashgar, Hotan dhe rajone të tjera u njoftuan se të gjithë njerëzit që e prakitojnë besimin islam se ata duhet të dorëzojnë gjësendet të lidhura me këtë religjion.

Njoftimet janë gjithashtu duke u transmetuar përmes rrjetit social “WeChat”, duke u thënë njerëzve që ata duhet t’i dërgojnë sendet autoriteteve të qeverisë.

Koranët kanë qenë në shënjestër në rajon për pesë vitet e fundit, sepse ata konisderohen që kanë “ide ekstremiste”.

Fushata në Kinë e quajtur “Tre Ilegalët” dhe “Një Çështje” është shpërndarë në disa pjesë të rajonit duke ndikuar në publicitetin për ndalimin e mësimeve fetare, dhe gjërave të lidhura me Islamin.

Projekti i të Drejtave të Njeriut të Ujgurit kohët e fundit tha se është alarmuar nga ndërhyrja e rregulloreve në jetën private fetare dhe i hedh poshtë implikimet e bëra në masat e reja që njerëzit e besimit duhet të trajtohen si të dyshuar të shtetit.

Drejtori Omer Kanat tha: “Rregulloret e reja fetare tregojnë se si administrata e Xi Jinping është e bazuar në ndarje”.

“Në Kinë, besnikëria kërkohet dhe nuk merret. Pakicat etnike, mosbesimtarët dhe njerëzit me besim paraqesin një sfidë ndaj vizionit të Pekinit për një besnikëri të padiskutueshme ndaj shtetit. Nëse këto grupe nuk bien ndesh, fyerja e tyre krijon një kokëfortësim të përshtatshme për një qeveri të komprometuar moralisht”, shtoi ai./albeu/

Artikuj të ngjashëm:

Leave a Reply