Kështu e përjetonin të parët tanë Kur’anin: Harun Er-Reshidi dhe çifuti

Transmetohet se një çifut erdhi te halifi Harun er-Reshidi për një çështje të veten dhe qëndroi para portës së pallatit të halifit. Kur Harun er-Reshidi doli nga pallati, çifuti i tha:

“Frikësoju Allahut, o Harun!”

Në atë moment Harun er-Reshidi ra në sexhde, duke e madhëruar Allahun. Kur e ngriti kokën nga sexhdeja, urdhëroi që t’i jepej çifutit ajo që po kërkonte.

Pasi që kjo ishte kryer dhe çifuti ishte larguar i kënaqur në shtëpinë e tij, njerëzit nga stafi i halifit e pyetën:

“O udhëheqës i besimtarëve, a fjalët e çifutit të shtynë për të bërë sexhde?”

Ai u përgjigj: “Unë nuk e bëra këtë për shkak të fjalës të çifutit, por për shkak se në atë moment mu kujtua ky ajet i Kur’anit:

وَإِذَا قِيلَ لَهُ اتَّقِ اللَّـهَ أَخَذَتْهُ الْعِزَّةُ بِالْإِثْمِ ۚ فَحَسْبُهُ جَهَنَّمُ ۚ وَلَبِئْسَ الْمِهَادُ

“Dhe kur i thuhet atij: “Kij frikë Allahun!”, ai atëherë mburret për mëkat. Atij i mjafton xhehenemi. E, sa vendbanim i keq është ai vend!” (el-Bekare, 206).

Burimi: http://saff.ba

Përshtati: Miftar Ajdini

(Breziiri)

Artikuj të ngjashëm:

Leave a Reply