Fikh

Këshilli për fetva i Egjiptit: Afarizmi me Bitcoin është haram

Këshilli për Fetva (‘Dar el-Ifta’) i Egjiptit dje ka lëshoi ​​një fetva ku thuhet se monedha virtuale Bitcoin është e ndaluar në Islam.

“Bitcoini mund të jetë i dëmshëm për sigurinë shoqërore dhe ekonomike të vendit” thekson ‘Dar el-Ifta’.

Këshilltari i kryemyftiut egjiptian, Magdi Ashur, ka thënë monedha ‘përdoret drejtpërsëdrejti për financimin e terrorizmit’, duke shpjeguar se transaksionet e saj i shkaktojnë dëme të mëdha ekonomisë.

“Ajo nuk ka rregulla, që konsiderohet si anulim i marrëveshjes në Islam, prandaj është e ndaluar”, ka shtuar Ashuri.

Ai më tej ka shtuar se është e ndaluar të kryhen transaksione apo çfarëdo këmbim financiar, sepse mbart shumë risk. Ashuri ka thënë se Banka Qendrore e Egjiptit (CBE) kurrë nuk ka miratuar ndonjë ligj i cili rregullon biznesin me Bitcoin, prandaj nuk ka garanci për asnjë palë.

Thirrësi saudit, Assim el-Hakim, kohët e fundit ka publikuar se monedha është e ndaluar, sepse ajo është një ‘formë kriptografike e parave e cila është e paqartë dhe siguron anonimitet ndaj hajdutëve.’

“Ne e dimë se bosët e Bitkoinit mbeten anonim kur bëni biznes me ta… që do të thotë se janë të hapura dyert për pastrimin e parave, para për drogë dhe para haram”, ka thënë ai. “Muslimanët nuk duhet të përfshihen në transaksione të tilla të dyshimta vetëm për të marrë para të shpejta, apo për të realizuar fitime të shpejta. Ky nuk është koncept islam”, ka paralajmëruar Hakimi.

Gjithashtu, në nëntor, Presidenca Turke për Çështje Fetare (Diyaneti) ka lëshuar ​​një njoftim zyrtar ku i këshillon turqit kundër investimit në monedha virtuale siç është   Bitcoini.

Bitcoin është një rrjet pagesash anonim i decentralizuar, i shpërndarë, dhe në të njëjtën kohë monedhë virtuale të cilën ky rrjet pagesash e përdor. Rrjeti i pagesave Bitcoin punon me anën e një algoritmi kompleks. Pagesat bëhen në bazë të rrjetit peer-to-peer, pa institucion qendror apo një administrator.

Bitcoini tani për tani funksionon në margjina të sistemit financiar. Nuk e lëshon banka qendrore. Nuk është nën juridiksionin e autoriteteve monetare dhe funksionon pa asnjë ndërmjetës institucional (banka). //IslamBosna.ba//

Përshtati: Miftar Ajdini