Nacionale

Këshilli i Sigurimit diskuton sot për Kosovën

323views

Gjatë ditës së sotme Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të diskutojë për Kosovën.

Kjo mbledhje e Këshillit të Sigurimit do të mbahet për të diskutuar raportin e fundit të sekretarit të OKB-së, Antonio Guteres, mbi punën e UNMIK-ut në Kosovë për një periudhë katër mujore.

Beogradi zyrtar në këtë mbledhje do të përfaqësohet me Ministrin e Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, i cili do të shqyrtojë këtë raport , transmeton lajmi.net.

Guteres, është raportues i rregullt për Kosovën në Këshillin e Sigurimit, i cili në në raportet e kaluara ka kritikuar ashpër Prishtinën zyrtare lidhur me tentativat e kësaj të fundit për zhbërjen e Gjykatës Speciale.

Ndryshe ky raport pasqyron punën e misionit të UNMIK-ut nga periudha e tetorit 2017, e deri më janar 2018.