Islamisitikë

Këshilla të mrekullueshme për nënat

446views

Të dashura nëna: para se t’i zgjoni fëmijët tuaj, uluni pranë tyre tre minuta, me zë të ulët lexojeni Ajetul-kursinë, suren el-Ihlas, el-Felek dhe en-Nas, pastaj i zgjoni butësisht, duke ua shqiptuar sa më shumë Subhanallah në vend të britmës dhe ulërimës.

Oj nënë! Ulu me fëmijët tuaj para gjumit për disa minuta, thuaju se ti i don ata. Përqafoji. Gjeju atyre ndonjë ide pozitive për nesër, që të flejnë me optimizëm dhe të zgjohen plotë energji…

Oj nënë! Mos lejo që fëmijët tuaj menjëherë pas zgjimit ta shikojnë TV ose iPad, sepse bebja e syrit zgjerohet pas zgjimit dhe mund t’i dëmtojë rrezatimi. Masazhi mund ta ndihmojë fëmijën që të qetësohet, ia ndihmon tretjen dhe ia përmirëson gjumin gjatë natës. Gjithashtu, kjo e zhvillon lidhjen emocionale midis jush (nënës dhe fëmijës), prandaj mos e privoni fëmijën nga kjo ndjeshmëri.

Një fëmijë që ka vlera të larta morale dhe sjellje të mirë është rezultat i natyrshëm i respektit të ndërsjellë midis bashkëshortëve, siç mund të jetë edhe e kundërta!

Të dashur prindër, lejoni fëmijët që të flejnë me ju një herë në javë ose ndonjëherë gjatë festave, sepse ajo e thellon lidhjen shpirtërore me ta dhe i eliminon shumë dyshime në marrëdhëniet e nënës dhe babait. Në komunikim me fëmijët tuaj përdorni shprehjet si: Unë jam krenar-e me ty; Ti je një person i mrekullueshëm; Çka mendon për …? A mund t’ju ndihmoj?

Dialogu bindës dhe i menjëhershëm është një ndër metodat më të suksesshme të bisedës kur fëmija juaj është kokëfortë, sepse vonimi i intervistës deri në një kohë i jep fëmijës ndjenjë të pajustifikueshme se ai e ka fituar betejën.

Të dashur prindër, kërkoni nga fëmijët tuaj që ta ndalin vajin para se t’ua plotësoni atë që e kërkojnë, pa marrë parasysh se për çka është fjala, në mënyrë që mos ta mësojnë vajin si metodë për kërkesat.

E dashura nënë, ulu pranë shtratit të fëmijës tënd derisa ta zë gjumi, kurse para se të zgjohet, merre dhe përqafoje në mënyrë që të zgjohet me momentet më të forta të dashurisë dhe ndjenjave të nënës. Përsëritni shpesh shprehjet përmes të cilave fëmijët do ta duan Allahun e Plotfuqishëm, si: Allahu do të na furnizojë; Allahu na don neve, sepse fëmija kur të rritet, dhe në zemrën e tij e ka të rrënjosur dashurinë për Allahun, atëherë do të ketë frikë që mos ta dëgjojë Atë, ai do të veprojë mirë dhe do të vërehet në mesin e moshatarëve të tij.

O Zoti ynë, o Ti që e ke ruajtur Musain (a.s.) nga mbytja në det, kur ai ishte i porsalindur, ruaji edhe fëmijët tanë, bijtë dhe bijat, nga mbytja në sprovat e kësaj jete dhe të kënaqësive të saj, dhe na jep, o Allah, fëmijë të dëgjueshëm dhe të mirë. Amin!

Shpërndajeni që të jetë i dobishëm, Allahu ua bekoftë fëmijët tuaj, dhe ju bëftë juve prej atyre që i shërbejnë Islamit, bashkësisë shoqërore dhe të gjithë muslimanëve.

Përshtati: Miftar Ajdini

(Breziiri)