Globus

Këmbanat e kishave egjiptiane ranë për viktimat e sulmeve në xhami

Xhamitë në Egjipt organizuan të shtunën faljen e namazin të xhenazës, ndërsa në kisha ranë këmbanat në të gjithë vendin për nder të viktimave të sulmit vdekjeprurës në Sanai.

Sipas zyrtarëve qeveritarë, të gjitha xhamitë, përfshirë dhe Al Azharin, organizuan faljen e namazit për të rënët pasdite.

Ndërkohë, të gjitha kishat kopte ortodokse anembanë vendit i ranë këmbanave pasdite për të treguar solidaritet, sipas një deklarate nga Kisha egjiptiane.

“Këmbanat ranë në solidaritet me vëllezërit tanë që humbën jetën, familjet e tyre dhe të plagosurit në xhaminë e El-Rawda”, thuhet në deklaratë.

Të premten, militantët sulmuan me bombë një xhami në qytetin Bir al-Abed në Sinai të veriut para se të hapnin zjarr mbi adhuruesit që po largoheshin. Një total prej 305 vetë u vranë në sulm, sipas shifrave zyrtare të fundit.

Asnjë grup nuk ka marrë ende përgjegjësinë për sulmin, më vdekjeprurës në kujtesën moderne të Egjiptit.

Autoritetet egjiptiane kanë shpallur tri ditë zie, ndërkohë që al-Sisi është zotuar për një përgjigje të ashpër.

Gadishulli i Sinait ka qenë epiqendra e një kryengritjeje militante që nga mesi i vitit 2013, kur ushtria rrëzoi Mohamed Morsin, presidentin e parë të zgjedhur në mënyrë demokratike në Egjipt, në një grusht shteti. /tesheshi.com/