Globus

Kanada, protestë kundër islamofobisë

223views

Në Kanada u mbajt një protestë për të mbështetur shtetasin kanadez me origjinë palestineze Muhammed Abu Marzouk, i cili javën e kaluar pësoi një sulm islamofobik, raporton Anadolu Agency (AA).

Në qytetin e Mississauga u protestua kundër sulmeve islamofobike të cilat janë në rritje gjithnjë e më shumë në vend. Qindra njerëz të komuniteteve muslimane morën pjesë në protestën e zhvilluar në sheshin “Celebretion”, ku u bë thirrje për të mbështetur Muhammed Abu Marzouk, i cili u sulmua jvën e kaluar nga anti-islamistë teksa po kthehej bashkë me familjen e tij nga një piknik.

Feras Marish, organizatori i protestës në të cilën u shprehën slogane kundër racizmit, diskriminimit dhe islamofobisë, tha për AA se “Besojmë se ligjet e Kanadasë si vend i lirive dhe tolerancës duhet të mbrojnë të pafajshmit dhe viktimat”.

Duke bërë të ditur se pothuajse çdo ditë përballen me sulme të ngjashme, Marish theksoi se “Javën e kaluar një vëlla i ynë u plagos rëndë si pasojë e një sulmi që pësoi teska ishte bashkë me familjen e tij. Ai është ende në spital dhe në rrezik për jetën”.

“E vetmja gjë që ne dëshirojmë është që njerëzit të çdo besimi në këtë vend të jetojnë në paqe dhe të qetë”, u shpreh ndër të tjera Marish, duke shpjeguar se si çdo kanadez, edhe ata besojnë dhe i vlerësojnë vlerat e Kanadasë.

Pjesëmarrësit në protestë në fjalimet e tyre kanë njoftuar se ata që i cilësojnë si “terroristë” muslimanët, po zbatojnë terrorizëm ndaj muslimanëve. Po ashtu, ata kanë shtuar se forcat e sigurisë duhet të mbrojnë çdokënd që vishtet sipas besimit të tij dhe që për këtë arsye sulmohet. Protestuesit kanë bërë thirrje për ndihmë ndaj Muhammed Abu Marzouk dhe familjes së tij, i cili ka nevojë për avokat për luftën ligjore dhe para për shëndetin e tij.

Ndyrshe, Muhammed Abu Marzouk të dielën e kaluar u sulmua nga dy anti-islamistë në qytetin Toronto teksa po kthehej nga një piknik me miqtë dhe familjarët. Ai u sulmua para syve të familjes së tij duke u rrahur brutalisht dhe duke marrë goditje serioze në kokë. Agresorët po ashtu kanë shprehur ofendime dhe fyerje islamofobe ndaj grupit ku ndodhej edhe një familje turke.

Sulmuesit e ndaluar nga policia e Torontos u liruan më pas me kusht nga gjykata, ndërsa u bë e ditur se gjykimi do të vazhdojë me 14 gusht.