Globus

Kalin: “Eshtë e nevojshme që në Evropë të kthejmë shpirtin Andaluzian të pluralizmit

615views

Dr.  Ibrahim Kalin, zëdhënës dhe këshilltari kryesorë i presidentit turk Rexhep Taip Erdogan mbajti një ligjëratë në Fakulltetin e shkencave politike në Sarajevë me temën “Islami dhe Perëndimi në shekullin 21.”

Duke folur për kontekstin e sotëm,  Kalin preku problemin historik të relacionit islam-perëndim, i cili është i rëndësishëm në kuptimin e marrëdhënieve të sotme. Reagimi i parë i evropianëve kur erdhën në vendet islame, kryesisht ishte një surprizë në nivelin teologjik. Sfida e dytë ishin luftërat me muslimanët dhe sfida e tretë e perëndimit me muslimanët kishte të bëj me perceptimin e islamit si kulturë dhe civilizim që ishte kërcënimi potencial i civilizimit judeo-kristian.

“Sipas krishterëve të hershëm islami ishte një kult, sekte e dalë nga krishterimi. Sipas autorëve të hershëm krishterë islami ishte herezi. Duke e krahasuar me personalitetin  e Jezusit për krishterët  Muhamedi a.s. ishte shumë i lidhur me këtë botë. Perceptimet e gabuara vazhduan edhe ne shekujt e mëvonshëm… Një nga këto koncepcione të gabuara ishte edhe thënia se islami është fe e dhunës në kuptimin se: Muhamedi ka luftuar, merrte pjesë në luftëra, islami është përhap me anë të shpatës…’, Çka është interesante se këto përhapeshin në valën e luftërave të kryqëzatave të cilat vet i iniciuan. Kur sot shikoni imazhin e përgjithshëm të muslimanëve dhe islamit në perëndim, dy elemente që dalin në pah janë obsesioni i muslimanëve me seksin dhe “islami është fe e dhunës. Hollywood i shet prodhimet e tij për islamin në bazë të këtyre dy temave. Nuk flitet për kulturën dhe artin, por: “Ata janë luftëtarë, nuk mund të bëjnë artë dhe kulturë…’çka është një qasje e dukshme ndaj muslimanëve në botën e sotme për çka edhe mungojnë punimet shkencore  për kontributin kulturorë dhe artistik të islamit për civilizimin botërorë”, tha mes tjerash Ibrahim Kalin.

Qasja eurocentrike dhe orientaliste na ka sjellë deri aty që muslimanët dhe trashëgimia e tyre kulturore-shkencore të përshkruhet me terme nënçmuese.  Megjithatë, Ibrahim Kalin ishte optimist në lidhje me të ardhmen e muslimanëve në Evropë pavarësisht rritjes së partive djathtiste në Evropë.

“Ne sot në Evropë mund të mësojmë nga njëri – tjetri, të jetojmë së bashku  sikur njëherë në Andaluzi  kur muslimanët, hebrenjtë dhe krishterët ndërtuan një civilizim dhe kulturë globale, por në të njëjtën kohë ruajtën edhe kulturën dhe identitetin e tyre. Sarajeva mund të na shërbej si  një model. Jeta andaluziane mund të ndjehet këtu dhe këtë duhet t’ia transferojmë botës” tha Kalin.

Përktheu: A. D Breziiri