Globus

Kalın: E gjithë bota në unitet duhet t’i thotë ndal masakrës në Gutën Lindore

583views

– Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, İbrahim Kalın, duke theksuar se regjimi i Asadit ka kryer masakër në Gutën Lindore, tha se e gjithë bota në unitet duhet t’i thotë ndal kësaj masakre, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kalın, nga llogaria e tij në Twiter ka postuar një mesazh në lidhje me masakrën në Gutën Lindore në Siri.

“Presidenti ynë dhe institucionet tona po vazhdojnë iniciativat intensive. Sot një votim do të mbahet në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për armëpushimin dhe dërgimin e ndihmës. Kjo masakër duhet të ndalet nga bashkëpunimi në unitet i të gjithë botës”, tha Kalın.