Etikë

Ju jeni ai që mendoni…

431views

Mësoni dhe gjeni mendimet tuaja!

“KUSH JAM UNË?” E pyeti djaloshi Plakun.

“TI JE AI QË TI MENDON.” – u përgjigj Plaku.

– “Unë do ta shpjegoj ty këtë përmes një tregimi.”

“NJË DITË, PRANË MUREVE TË QYTETIT, NË ERRËSIRË SHIHESHIN DY PERSONA DUKE U PËRQAFUAR.”

“Ata janë Babai dhe Mëma.” – mendon fëmija i pafajshëm.

“Ata janë dy të dashuruar.” – mendon njeriu me imagjinatë të prishur.

“Ata janë dy miq që nuk janë parë shumë vite.” – mendon njeriu që jeton vetëm.

“Ata janë dy tregtarë që kanë kontraktuar një punë të mirë.” – mendon njeriu që është lakmues për para.

“Ai është babai që e përqafon djalin i cili është kthyer nga lufta.” – mendon gruaja shpirtbutë.

“Ajo është vajza që e përqafon babain e saj i cili është kthyer nga rruga.” – mendon burri i pikëlluar për vdekjen e vajzës së tij.

“Ata janë dy në dashuruar.” – mendon vajza që ëndërron për dashuri.

“Ata janë dy veta që luftojnë deri në vdekje.” – mendon vrasësi.

“Kush e di përse përqafohen?” – mendon njeriu zemërngushtë.

“Sa mirë është të shohësh dy njerëz duke u përqafuar.” – mendon njeriu i Zotit.

“Secili mendon,” – përfundoi Plaku -” sipas asaj që është dhe asaj që bartë në vetvete.

Perktheu: Miftar Ajdini