Islamisitikë

Jini xhymert ndaj atyre që janë dorështrënguar ndaj juve

FALJA

Fal dhe ji tolerant ndaj njerëzve. Fshihni gabimet e tyre, harroni gjërat e këqija që ua kanë bërë dhe injoroni fyerjet, ashtu zemra e juaj do të jetë e pastër dhe do të përfitoni njëmijë zemra dhe faljen e All-llahut! Mos mendoni për hakmarrje, sepse jeta është shumë e shkurtër. Allahu e do faljen, dhe nëse ti i falë robërit e Tij, Ai do të falë ti!

Falni ata që ju ka kanë dëmtuar dhe jini pajtues. Do të shihni që ata do të ndiejnë keqardhje dhe pendim dhe do të përpiqen të pajtohen me ju. Fakti që ju i keni falur është ngadhënjimi juaj i shkëlqyeshëm, ju përgëzojmë për këtë!

MIRËMBAJTJA E LIDHJEVE

Mirëmbani lidhjen me këdo që nuk vepron me ju në të njëjtën mënyrë. Është bukur të mbani lidhjet me ata që i mbajnë lidhjet me ju, por akoma më  bukur është t’i mbani lidhjet me ata që nuk i mbajnë lidhjet me ju. Kjo vërteton pastërtinë e shpirtit tuaj dhe mirësinë e brendshme që keni, e me këtë do t’i meritoni bekimet e Allahut që me bollëk ua jep. Përpiquni t’i mbani lidhjet me ata që ju shmang, do të përfitosh mik, dhe urrejtja e tyre do të shndërrohet në dashuri të sinqertë, ndërsa ju do t’i korrni frytet.

DHËNIA

Jepni atij që nuk ju jep. Kur bëhet fjalë për dhuratat, me njerëzit mos veproni sikur me parimin e blerjes dhe shitjes, as fitimit dhe humbjes! Por, ji fisnik dhe bujar. Kush të ka mohuar diçka, ti jepi atij; kushdo që është dorështrënguar ndaj jush, ju jini bujar ndaj tij. Kështu do të jeni në fitim dhe do të fitoni shpërblimin dhe kompensimin e Allahut në formën e kënaqësisë shpirtërore, shëndetit dhe mbrojtjes nga ligësitë e armikut!

SHPIFJA

Shpifja paraqet poshtërim moral sikur një ngordhësirë që kundërmon erë të keqe, prandaj ruaje gjuhën tënde nga shpifja! Pastroje gjuhën tënde dhe mos ha mish njeriu, ngase është helmues! Njerëzit kujtoji vetëm për të mirë. Mos hulumto të metat e tyre! Mos iu gëzoni lëshimeve dhe mos i zbuloni gabimet e tyre, kështu do të jetoni në paqe dhe siguri!

DINAMITI

Mos mbartni dinamit në xhepat e juaj, hiqni qafe urrejtjen dhe intolerancën! Pastroje zemrën nga ligësia, në të njëjtin moment do të gëzoni mirësitë e qetësisë së Xhennetit dhe do të jeni në paqe me veten dhe njerëzit.

Mos lejo që zemra jote të jetë një rrënojë në të cilin strehohen skorpionet dhe gjarpërinjtë, por le të jetë një kopsht lulesh plot me fruta, zogj dhe lumenj!

Autor: Aid El-Karni
Përshtati: Lutfi Muaremi

(breziiri)