Fragmente

“Ji me Allahun dhe do të shohësh mrekulli!”

562views

Ji me Allahun, do ta “gjesh” Atë. Mos u friko nga asgjë dhe nga askush përveç Atij. Sepse është pamundur të jesh me Atë dhe të rrëzohesh. Mos mendo se duke ikur nga e vërteta do të mund ta fshehësh atë – Allahu gjithmonë do ta zbulojë të vërtetën. Mos mendo se duke mashtruar do të shkosh larg – Ai do të zbulojë. Mos mendo se nëse je i sinqertë, vetëkritik dhe i drejtë, do të humbësh diçka – Allahu gjithmonë do t’i ndihmojë të tillët. Mos mendo se nëse gabosh dhe pastaj pendohesh dhe përmirësohesh do të shkatërrohesh – Allahu do të fal. Nëse e ke Allahu, çfarë humb, ndërsa nëse Atë e humbësh çfarë mund të marrësh?!Gjëja më e keqe që mund të të ndodh është që suksesin, nderin, dinjitetin dhe rezultatin ta kërkosh me diçka jashtë Allahut. Ji me Allahun dhe do të shohësh mrekulli! (Amar Basic)