Fragmente

Ji Falënderues!

367views

Për të ndjerë mirënjohje të sinqertë, uluni dhe bëni një listë të gjërave për të cilat jeni mirënjohës dhe falënderues.
Regjistroni gjërat deri sa të ndjeni se sytë tuaj janë të mbushur plot me lot. Teksa rrjedhin lotët, do të rriten ndjenjat më të bukura rreth zemrës dhe gjithë qenies tuaj. Ajo është një ndjenjë e mirënjohjes së sinqertë.
“Edhe nëse përpiqeni t’i numëroni dhuntitë e Allahut, nuk do të mund t’i numëroni dot.” [Ibrahim, 34]
Si mos të duhet Allahu ndërsa ia dhuroi robit gjithë këto mirësi!
Kush është më meritor që të falënderohet, të madhështohet dhe të duhet se sa Allahu?

L. M.
(Breziiri)