Globus

Jerusalemi duhet të jetë qytet i paqes

419views

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Kishave të Malajzisë (CCM), Rev Herman Shastri, lidhur me vendimin e SHBA-ve për njohjen e Jerusalemit si “kryeqytet i Izraelit”, theksoi se Jerusalemi duhet të jetë qytet i paqes.

Shastri në fjalimin e tij të Krishtlindjeve për të krishterët e Malajzisë, tha se “Edhe Palestina edhe Izraeli kanë të vërtetat e tyre për sa i përket Jerusalemit. Ai është një vend ku të gjitha fetë kanë vlerat e tyre të përbashkëta. Prandaj ky qytet duhet të jetë qytet i paqes”.

Duke bërë thirrje për mirëkuptim të përbashkët, u shpreh se “Politikanët duhet të hedhin hapa në lidhje me Jerusalemin duke mos e dëmtuar procesin e paqes mes Palestinës dhe Izraelit. Çështja e Jerusalemit duhet zgjidhur në mënyrë të drejtë dhe paqësore”.

Shastri gjithashtu tha se shumë kisha mbështesin rezolutën e pranuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara. (AA)