Personalitete

Jeff Bezos, njeriu më i pasur në botë, arrin shumën 100 miliardësh

Vlera neto e drejtorit ekzekutiv të kompanisë “Amazon”, Jeff Bezos, kaloi shifrat mbi 100 miliardë dollarë të premten, pasi aksionet e kompanisë së tij u rritën në valën e shitjeve të mëdha gjatë të “premtes së zezë”.

Vlera neto e Bezos u rrit në 100.3 miliardë dollarë pasi pasuria e tij shënoi rritje prej 2.4 miliardë dollarë brenda ditës. Ai kështu u bë personi i parë me një pasuri prej më shumë se 100 miliardë dollarë duke e tejkaluar themeluesin e Microsoft-it, Bill Gates në vitin 1999.

Ndërsa Gates ishte personi më i pasur në botë për shumë vite, Bezos ia mori vendin e parë muajin e kaluar. Për shkak të donacioneve për qëllime bamirësie, pasuria e Gates tani është rreth 87 miliardë dollarë.

Investitori Warren Buffett është njeriu i tretë më i pasur në botë me një pasuri prej rreth 79 miliardë dollarësh. Bezos është personi i vetëm në botë me një pasuri 12 shifrore.

Aksionet e “Amazon” u mbyllën me 2.58 për qind të premten në 1.186 dollarë. Bezos është aksionari më i madh në kompani, të cilën e themeloi në vitin 1994.

Një raport nga Adobe Analytics të enjten zbuloi se shitjet online në SHBA gjatë festave të ditës së falënderimeve kanë arritur një rekord prej 2.87 miliardë dollarë, duke u rritur për 18.3 për qind në krahasim me viti 2016.

Bezos kohët e fundit ka shprehur interes se çfarë të bëjë me pasuritë e tij të bollshme. Në qershor, ai në Twitter tha se po kërkonte ide për mënyrën e shpenzimit të parave të tij për qëllime filantropike.

(TRT)