Izraeli ua ndalon fëmijëve të luajnë në oborret e Mesxhidu-l Aksasë

Autoritetet izraelite ua kanë ndaluar fëmijëve muslimanë të luajnë në oborret rreth Mesxhidu-l-Aksasë, njofton kanali televiziv izraelit “Kanali 7”.

“Kanal 7” ditë më parë njoftoi se njësitet policore janë urdhëruar që fëmijëve t’u ndalohet të luajnë përreth Mesxhidu-l Aksasë, në Kudsin e okupuar.

Ata gjithashtu njoftuan se Gjykata Supreme lëshoi urdhër që u ndalonte fëmijëve të Kudsit të luanin edhe në oborret e Mesxhid-l-Aksasë.

Ky urdhër u lëshua një muaji pasi janë ankuar kolonët që erdhën në kompleks dhe pohuan se i kishin parë fëmijët të luajnë futboll.

Sipas vendimit të Gjykatës së Lartë, ndeshjet e futbollit në Tempullin e Malit (Mesxhidu-l-Aksa) janë të ndaluara, nga shkaku se e shkelin shenjtërinë e tij”.

Sipas policisë izraelite, urdhri synon kryesisht zonat pranë mektebit që ndodhen në oborret e Mesdxhid-l-Aksasë.

Organizatat hebraike kanë kërkuar që të ndalohet kjo praktikë dhe se ata që e shkelin urdhrin të ndiqen penalisht ose të paktën t’u konfiskohen topat e tyre. Ata pohojnë se lozja futboll në ato vende paraqet “shkelje të ligjit të zonave të shenjta”. Dënimi maksimal për këtë shkelje parasheh shtatë vjet burg. Ata gjithashtu pohojnë se praktika e tillë shkakton ‘shkelje të ligjit të zonave të shenjta dhe dhimbje emocionale’ të hebrenjve.

(Breziiri)

Artikuj të ngjashëm:

Leave a Reply