Indoneziani Mochammad udhëtoi në këmbë 9000 km për në haxh

Pasi që udhëtoi në këmbë 9000 km, 28 vjeçari nga Indonezia Mochammad Khamim Setiawan arriti në Mekë mu në fillim të ritualeve të haxhit

Në rrugën nga Indonezia për në Mekë mbante veshur një këmishë me mbishkrimin “Unë udhëtoj drejtë Mekës në këmbë dhe jam mbështetur plotësisht në Allahun.”

Këtë udhëtim ai e filloi me 28 gusht 2016 nga vendlindja e tij Java dhe iu deshtë një vit i plotë për të arritur tek destinacioni i tij. Ai udhëtoi nëpërmjet Indonezisë, Malajzisë, Tajlandës, Mianmarit, Indisë, Pakistanit, Omanit, Emirateve dhe në fund në Saudi.

Ai shpesh agjëronte gjatë ditës dhe udhëtonte natën. Flente nëpër xhami dhe në shtëpi të banorëve lokal që e mirëpritnin, ndonjëherë kamponte nëpër male.

Shumë njerëz e furnizonin me ushqime gjatë rrugës. “Asnjëherë nuk kërkoja nga njerëzit, mirëpo gjithmonë njihja njerëz që më jepnin ushqime dhe furnizime tjera. Një herë më mirëpritën në një tempull budist në Tajlandë, gjithashtu më ushqyen edhe fshatarët në Mianmar. Në xhamitë lokale kam njohur hoxhallarë dhe dijetarë të ndryshëm, thotë Khamim për udhëtimin e tij.

Para Mochammadit, Senad Haxhiq nga Bosnja udhëtoi në këmbë 5700 km për 314 ditë deri në Mekë për të bërë haxhin, cka është një përpjekje e mahnitshme.

Në fund lusim Zotin t’ua pranoj haxhin dhe t’i shperblej per mundin e tyre.

(Breziiri)

Artikuj të ngjashëm:

Leave a Reply