Indonezi: Protestë kundër masakrave ndaj muslimanëve të Arakanit

Mijëra njerëz kanë protestuar në Indonezi kundër dhunës që po ushtrohet në Mianmar ndaj muslimanëve të Arakanit, raporton AA.

Mijëra indonezianë që janë mbledhur para Ambasadës së Mianmarit në kryeqytetin Xhakarta dhe sheshin Bundara HI, reaguan kundër masakrave ndaj muslimanëve të Arakanit nga ushtria e Mianmarit dhe budistët radikalë.

Protestuesit i bënë thirrje Indonezisë, shtetit më të populluar me muslimanë në botë, të ndërpresë lidhjet diplomatike me Mianmarin dhe dëbimin e ambasadës.

Irfan Maftuh, një nga protestuesit, rikujtoi deklaratat e presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdoğan lidhur me masakrat ndaj muslimanëve të Arakanit.

“E falënderojmë Erdoğanin për qëndrimin kundër persekutimit në Arakan. Të gjithë liderët duhet ta marrin shembull Erdoğanin”, tha ai.

Shumë rrugë në kryeqytet u bllokuan për shkak të protestave, kurse para Ambasadës së Mianmarit kishte masa të shtuara të sigurisë. Një numër i madh i muslimanëve të Arakanit kanë humbur jetën që nga 25 gushti si rezultat i sulmeve të ushtrisë së Mianmarit, e cila pohon se është duke luftuar militantë të armatosur.

Artikuj të ngjashëm:

Leave a Reply