Globus

Indonezi: mijëra xhami ekologjike deri në vitin 2020

394views

Me qëllim të arsimimit dhe edukimit masiv të popullsisë rreth mbrojtjes së mjedisit, Qeveria indoneziane ka paralajmëruar zbatimin e projektit “1000 eko-xhami deri në 2020”.

Sipas këtij plani këto 1000 xhami duhet të kalojnë në përdorimin e burimeve të energjisë së rinovueshme, përdorimin e qëndrueshëm të ujit, marrjen e masave për reduktimin dhe riciklimin e mbeturinave, si dhe të ofrojnë trajnime në fushën e mbrojtjes së mjedisit.

“Projekti parasheh veprimin e përbashkët të bashkësisë islame, sektorit privat, universiteteve, institucioneve qeveritare dhe grupeve tjera fetare në dizajnimin e ndërgjegjësimit mjedisor në komunitetet në gjithë vendin”, thotë zëvendës kryeministri indonezian Jusuf Kalla.

“Shumica e muslimanëve në Indonezi më shumë e dëgjojnë atë që u thonë udhëheqësit fetarë se qeveria,” thotë Haya Prabowo, kreu i këshillit fetar. Hening Parlan, koordinatore për mjedisin në Aisyiyah thekson se ideja e eko-xhamive fillon nga premisa se xhamitë janë bërë qendra për edukimin mjedisor të popullsisë në komunitetet lokale, dhe besimtarët duhet të jenë shembuj të një sjelljeje të tillë./islamgjakova/